Ukraina lëshon dron drejt Moskës, raportohet për të vdekur

Ukraina lëshon dron drejt Moskës, raportohet për të vdekur

Ukraina ka lëshuar një sërë dronësh në drejtim të kryeqytetit rus, Moskës.

Nga këto sulme, të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur derisa tre të tjerë janë plagosur, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka raportuar se në total 337 dronë ukrainas, janë kapur ose shkatërruar brenda natës në rajonin e Moskës dhe në disa rajone tjera përreth Rusisë.

Autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar në lidhje me sulmet.

Sulmet me dronë kanë ndodhur disa orë para takimit në mes të delegacionit amerikan dhe delegacionit ukrainas në Jeddah të Arabisë Saudite, ku pritet të diskutohen hapat e radhës për marrëveshjen e paqes, nga e cila synohet t’i jepet fund luftës tre-vjeçare në Ukrainë. /Gazeta Enigma

Video e plotë këtu

Related Articles