Të paktën 13 persona janë lënduar nga bombardimet në rajonin lindor të Donejckut, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko.
Ai tha se sulmi rus vazhdoi në pjesën qendrore të rajonit, duke shtuar se në mesin e të plagosurve ishin edhe katër fëmijë, të cilët u dërguan në spital.
Sipas tij, forcat ruse kanë përdorur bomba me fosfor në disa qytete.
Kyrylenko thotë se autoritetet po vazhdojnë të dërgojnë ujë të pijshëm dhe ushqim në disa vendbanime, derisa u bëri thirrje njerëzve që të evakuohen.
“Evakuimi është i përkohshëm. Gjëja më e rëndësishme tani është të shpëtojmë jetë”, tha ai.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar gjatë një telefonate me liderët e NATO-s, akuzoi Rusinë për përdorimin e bombave me fosfor. / Gazeta Enigma.