Ukraina së fundmi ka iniciuar kundërsulm masiv në rajonin kufitar jugor rus të Kurskut, duke paralajmëruar Rusinë se “po merr atë që e meriton”, njofton CNN, transmeton Gazeta Enigma.
Andrii Kovalenko, kryetar i Qendrës Kundër Dezinformimit, ka thënë se forcat ukrainase kanë nisur sulme të befasishme ndaj forcave ruse në disa lokacione në tërë Kurskun.
“Rajoni Kursk, lajm i mirë. Rusia po merr atë që meriton”, ka shkruar ai në rrjetin social X.
Për këto sulme ka reaguar të hënën edhe presidenti Zelensky.
Ai është shprehur se trupat ushtarake po kryejnë operacione speciale ndaj caqeve ruse brenda territorit të Kurskut.
“Rusët kanë dislokuar njësitet e tyre më të forta në Kursk, duke përfshirë ushtarë nga Koreja e Veriut. Më e rëndësishmja ështe që kjo ‘fuqi punëtore nuk mund të ridrejtohet në fronte të tjera – as në rajonin e Donetskut, as kundër Sumyt, rajonit të Kharkivt ose Zaporizhizhias”, thuhet në reagimin e Zelenskyt.
Rusia, me qëllim që ta rikthejë zonën, ka angazhuar edhe ushtarë të Koresë së Veriut. Aty Zelensky pati thënë se janë vrarë mbi 38.000 ushtarë verikoreanë.
Autoritetet ruse pretendojnë se forcat e saj kanë zmbrapsur kundërsulmin e Kievit. /Gazeta Enigma