Shteti ukrainas është duke synuar që t’i krijojë 10 korridore humanitare për të vazhduar evakuimin e civilëve.
Sipas Sky News, të gjithë ata që ikin nga qyteti jugor i Ukrainës, Mariupol, do të duhet të përdorin automjete private.
Teksa luftimet kanë hyrë në ditën e 44-të, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se situata në qytetin ukrainas Borodyaka është dukshëm më e tmerrshme sesa në Bucha, aty ku forcat ruse dyshohen se kanë kryer krime kundër civilëve.