Ukraina rrëzon dy helikopterë të ushtrisë ruse, publikohen pamjet e goditjes (Video)

Ukraina rrëzon dy helikopterë të ushtrisë ruse, publikohen pamjet e goditjes (Video)

Ky është momenti kur forcat e armatosura të Ukrainës godasin helikopterin rus që po fluturonte, dhe si pasojë rrëzohet në tokë dhe ndodhë një shpërthim tejet i fuqishëm.

Ky është poshtërimi i radhës që po i bëhet presidentit rus Vladimir Putin dhe gjeneralëve të tij, kurse videoja e filmuar nga toka shfaq helikopterin ushtarak rus Ka-52 Alligator duke u rrëzuar në fushëbetejë në afërsi të Robotyne në rajonin e Zaporizhzhia.

Një helikopter tjetër i ushtrisë ruse raportohet të jetë rrëzuar në të njëjtin rajon, përcjell Telegrafi.

Ishin dy helikopterë duke fluturuar kur njëri prej tyre goditet me predhë, dhe disa sekonda më pas bie në tokë.

Megjithatë mbetet e paqartë nëse helikopteri tjetër që shihet në video, ishte i njëjti që është rrëzuar nga ukrainasit.

Komandanti i forcave ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk pretendon se helikopteri i dytë është rrëzuar në afërsi të Bakhmutit në rajonin e Donetskut.

Related Articles