Ukraina: Rusia ekzekutoi pesë robër lufte

Ukraina: Rusia ekzekutoi pesë robër lufte

Komisioneri Parlamentar i Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets, ka thënë se forcat ruse kanë ekzekutuar pesë robër lufte ukrainas.

Ai tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se trupat ruse qëlluan pesë ushtarët e paarmatosur pasi i kapën.

Ndonëse nuk dha më shumkë detaje, por për këtë fakt do të raportojë në OKB.

“Kriminelët rusë të luftës që qëllojnë të burgosurit e luftës ukrainas duhet të sillen para një gjykate ndërkombëtare dhe të ndëshkohen me dënimin më të rëndë të parashikuar nga ligji”.

Rusia nuk e komentoi menjëherë incidentin, por më parë ka mohuar kryerjen e krimeve të luftës, njofton Reuters, përcjell Gazeta Enigma.

Related Articles