Ukraina: Shkon në mbi 30 numri i të vrarëve nga sulmi rus me raketa

Ukraina: Shkon në mbi 30 numri i të vrarëve nga sulmi rus me raketa

Dy raketa Iskander janë përdorur në një sulm nga ushtria ruse mëngjesin e së dielës në qytetin Summy të Ukrainës.

Siç njoftojnë autoritetet raketat kanë goditur zonën përreth Universitetit Shtetëror të Summyt. 

Iskander është një sistem rus i raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi. Ajo ka një rreze prej 500 kilometrash.

Po ashtu, autoritetet ukrainase i kanë thënë BBC-së se 20 ndërtesa janë dëmtuar, duke përfshirë katër institucione arsimore, 10 vetura dhe tramvaje, si dhe kafene, dyqane dhe pesë ndërtesa banimi, transmeton Gazeta Enigma.

Të paktën 32 persona, përfshirë dy fëmijë, kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmeve ajrore ruse të dielën mbi Summy.

Ndërkohë, të paktën 84 të tjerë, përfshirë 10 fëmijë kanë mbetur të plagosur nga sulmet.

Për ta parë videon klikoni këtu.

Related Articles