Në orët e para të mëngjesit të së hënës, Ukraina ka hedhur poshtë kërkesat e Rusisë për të hequr dorë nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, duke thënë se “nuk ka vend për dorëzim”.
Sipas propozimit të Rusisë, civilët do të lejohen të largohen nëse mbrojtësit e qytetit do të dorëzojnë armët.
Rreth 300,000 njerëz besohet të jenë të bllokuar atje me furnizimet që po mbarojnë dhe ndihmat nuk lejohen të hyjnë.
Pse Rusia po këmbëngul aq shumë për ta marrë nën kontroll Mariupolin?
Rënia e Mariupolit do t’i lejonte forcave ruse në jug dhe lindje të Ukrainës, të ribashkohen.
Por analistët perëndimorë të ushtrisë, thonë se nëse merret nën kontroll qyteti i rrethuar, zor se kjo t’i ndihmonte atyre të sigurojnë fitoren në një front tjetër.
Ukrainasit “nuk i kanë pritur ushtarët rusë me një tufë lulesh”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky për CNN, duke shtuar se “ndodhi e kundërta – ata i pritën me armë”.
“Luftimet lagje më lagje në Mariupol po i kushtojnë shumë si në kohë ashtu dhe në ushtarë Kremlinit”, thuhet në një raport të Institutit për Studime të Luftës me seli në Washington.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se rezistenca ukrainase nënkupton që forcat e presidentit rus Vladimir Putin, nuk e kanë bërë as edhe një përparim në terren.