Ukrania me ofensivë të re në Kursk të Rusisë

Ukrania me ofensivë të re në Kursk të Rusisë

Ministria ruse e Mbrotjes, gjatë së dielës ka deklaruar se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në rajonin Kursk të Rusisë.

Njësoj edhe zyrtarët në Ukrainë kanë sugjeruar gjithashtu se një operacion është duke u zhvilluar.

Ukraina ka nisur për herë të parë inkursionin e saj në rajonin Kursk të Rusisë në gusht të vitit të kaluar, duke pushtuar një pjesë të madhe të territorit, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.

Në muajt e fundit, forcat ruse kanë bërë përparime të mëdha në zonë, duke i shtyrë ukrainasit prapa, por duke dështuar t’i dëbojnë plotësisht ata.

Ndërkaq, Andriy Yermak, kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, ka thënë se “ka një lajm të mirë nga Rajoni i Kurskut” dhe se Rusia “po merr atë që meriton”.

Forcat e Kievit thuhet se po vuajnë nga mungesa e personelit ushtarak dhe kanë humbur terren në lindje të Ukrainës muajt e fundit, ndërsa trupat ruse po përparojnë.

Lëvizja vjen pak pasi Forcat Ajrore të Ukrainës kanë thënë se Rusia ka nisur një tjetër sulm me dron në Ukrainë gjatë natës.

Ushtria ukrainase ka thënë se ka rrëzuar 61 dronë mbi rajonet e Kievit, Poltava, Sumy, Kharkiv, Chernihiv, Cherkasy, Dnipropetrovsk, Zhytomyr dhe Khmelnytskyy. /Gazeta Enigma

Related Articles