Ulen shifrat, IKSHPK publikon raportin e fundit të rasteve të COVID-19 në Kosovë

Ulen shifrat, IKSHPK publikon raportin e fundit të rasteve të COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 raste të vdekjes nga COVID-19, dhe 77 raste pozitive, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas të dhënëve në këtë periudhë janë dhënë 16.481 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.274.156 doza të vaksinës.

Deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 696 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.758.

Në total numri i rasteve aktive është 4.176.

Related Articles