Të dy trajnerët, Tetova e Munishi, u deklaruan pas ndeshjes, duke i komentuar të veçantat e klubeve të tyre, shkruan Gazeta Enigma.
Munishi veçoi pjesën e dytë duke potencuar se pikërisht ajo ishte kur skuadra e tij tregoi potencialin e vërtetë.
‘Forma e futbollistëve të mi ishte u përcjellë në pjesën e dytë. Kjo ndeshje ishte një përsëritje si në Gjilan. Ulpiana e ka tranzicionin e lojës shumë të rrezikshëm, me lojtarët të shpejtë në krah, pasi pas rezultatit 1:0 kanë mundur edhe të dyfishojnë. Me pas ne mbuluam mjaft mirë sulmuesin e tyre dhe fati i përcjelli trimat. Me meritë arritëm ta fitojmë këtë ndeshje”, tha Munishi.
Pavarsisht humbjes, trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, është deklaruar i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve.
‘Ndihem i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve si në pjesën e parë, po ashtu edhe në të dytën. Në pjesën e dytë kemi mundur ta fitojmë ndeshjen me rastet që i kemi pasur, por kur nuk shënon edhe pëson. Falë kualitetit të Prognit ndodhi edhe ajo që ndodhi, rezultati shkoi në të mirë të Gjilanit’, theksoi Tetova.