Ultrasit e Stuttgartit përzënë reperin shqiptar nga stadiumi

Ultrasit e Stuttgartit përzënë reperin shqiptar nga stadiumi

Mbrëmjen e të mërkures në ndeshjen Stuttgart-Koln ka ndodhur një episod ku protagonist është bërë reperi shqiptar Dardan.

Dardan Mushkolaj i njohur me emrin e artit ‘Dardan’ është një reper mjaft i suksesshëm në Gjermani, por mesa duket jo të gjithë e njohin.

24-vjeçari ka qenë prezent në tribunën e ultrasve të Stuttgartit dhe pikërisht këtu ka nisur gjithçka.

Teksa reperi ka nisur të filmojë, ultrasit janë acaruar pasi nuk duan të dalin me fytyre para kamerave.

Një grup tifozësh i kanë kërkuar disa herë reperit të mos filmojë, por ky i fundit ka vazhduar.

Më pas ka nisur një konflikt ku Dardani së bashku me shokët e tij është përzënë nga tribuna e ultrasve.

Videoja është bërë virale dhe vetëm ditën e sotme është bërë i mundur indetifikimi i reperit të njohur shqiptar.

Related Articles