Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, gjatë ditës së sotme ka takuar në Beograd, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneral Milan Mojsiloviq.
Në njoftimin e KFOR-it, thuhet edhe se takimi i sotëm që u zhvilluat vetëm një javë pasi Ulutas mori komandë, është pjesë e angazhimeve të rregullta të Komandantit të KFOR-it me homologët e tij, përfshirë edhe ata në rajon, në frymën e dialogut e bashkëpunimit.
Në njoftim bëhet e ditur edhe se të dy ata kanë shkëmbyer mendime për situatën e sigurisë në rajon.
Postimi:
Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, u takua sot në Beograd me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, Gjeneral Milan Mojsilović.
Takimi miqësor, i zhvilluar vetëm një javë pasi Gjeneral Major Ulutaş mori komandën e Forcës së Kosovës, është pjesë e angazhimeve të rregullta të Komandantit të KFOR-it me homologët e tij, përfshirë edhe ata në rajon; në frymën e dialogut të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit, të cilat janë kyçe për stabilitetin.
Ata shkëmbyen mendime mbi situatën e sigurisë; në veçanti, Gjeneral Major Ulutaş rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë afatgjatë në Kosovë, në të mirë të të gjithë qytetarëve, si dhe për të vazhduar bashkëpunimin me Forcat e Armatosura të Serbisë, në mbështetje të stabilitetit rajonal.