“Unë nuk e pres atë hajn”, Haradinaj i revoltuar nuk pranojë të lihej në pritje nga Kurti

“Unë nuk e pres atë hajn”, Haradinaj i revoltuar nuk pranojë të lihej në pritje nga Kurti

“Thuaj atij hajnit që erdha jo për ty, por për problemin e Kosovës”.

Kështu i është drejtuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sekretares së zyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, më 26 shtator vetëm dy minuta para orës 9:00, kur ishte planifikuar takimi i Haradinajt me Kurtin për të diskutuar rreth situatës së fundit në veri të Kosovës, merr vesh Albanian Post nga burime brenda Qeverisë së Kosovës.

Hardinaj, njëjtë si Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku, ishte ftuar nga kryeministri për të diskutuar për situatën në Veri të vendit.

Takimi, me pajtimin e të dyve, ishte lënë për në orën 09:00. Haradinaj kishte mbërritur te zyra e Kurtit pesë minuta më herët, në 8:55.

“Mirë se vini zotëri Haradinaj”, ishte pritura nga sekretarja e zyrës Haradinaj.

“Më keni thirrur në takim në orën 09:00, unë erdha pesë minuta më herët”, ka thënë Haradinaj.

“Uluni, kryeministri Kurti nuk është këtu. Doni një kafe ose çaj?”.

“Po si të rri këtu? Unë erdha me pa këtë hajnin dhe më le të pres?”, ishte nxehur Haradinaj.

Ora kishte shkuar në 8:57 kur sekretarja i kërkon Haradinajt të pres se “me siguri to vije me kohë”.

Por, Haradinajt i kishte humbur durimi.

“Thuaj atij hajnit që erdha jo për ty, po për problemin e Kosovës. Por, ai hajn ka qenë dhe hajn do të mbetet. Unë nuk e pres askënd, e as këtë hajnin”, ishin fjalët e fundit të ish-kryeministrit, para se të kthente shpinën për t’u larguar.

Haradinaj, më pas, me anë të një reagimi në Facebook, kishte deklaruar se nuk është pritur në takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur ky i fundit u takua me dy kryetarët e partive opozitare gjatë të dielës së 26 shtatorit.

“I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 09:00 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty. Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri. Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo”, pati shkruar Haradinaj.

Ndryshe nga Haradinaj, të pranishëm në takim ishin Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Që të dy kanë shprehur gatishmërinë e tyre për mbështetjen e sundimit të ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përballë kësaj situate dhe për menaxhimin efikas të saj, “kërkova që të ketë koordinim me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe KFOR-in”.

Related Articles