Aston Villa është përkujdesur për befasinë e javës në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Villa ka arritur që ta mposhtë gjigantin anglez Manchester United në Old Traford me rezultat të ngushtë 0-1.
Përkundër dominimit nga Djajtë e Kuq, 45 minutat e para të kësaj ndeshje përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të pastër 0-0.
Ollie Watkins rrezikoi në pjesën e dytë për mysafirët, por që goditja e tij u bllokua.
Sulmuesi anglez i Aston Villës, Watkins pati një tjetër mundësi të artë shënimi, por David De Gea bëri mrekulli duke ndalur goditjen e tij.
Megjithatë Villa golin e fitores e arriti në minutën e 88-të, kur qendërmbrojtësi Kortney Hause shënoi me kokë për 0-1.
Djajtë e Kuq kanë mundur ta shmangin humbjen nga kjo sfidë, pasi Hause luajti me dorë në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti për vendasit.
Por nga pika e bardhë, Bruno Fernandes nuk ishte i saktë duke dërguar topin mbi portë.
Aston Villa kësisoj mori fitoren e tretë këtë kampionat dhe ngjitet në pozitën e shtatë në tabelë me 10 pikë, derisa për United kjo ishte humbja e parë që e mbanë në vendin e katërt me 13 pikë.