Një urë e cila i lidhë tre fshatra është dëmtuar dhe nuk po mund të bëhet lëvizja e qytetarëve.
Fshatrat Lavjqiq, Desivojcë dhe Tërstenë kanë mbetur të bllokuar shkaku i dëmtimit të urës, raporton Gazeta Enigma.
Ditë më parë është paralajmëruar që do të mbahet një protestë, por që numri ka qenë i vogël.
Në redaksinë e Gazetës Enigma ka mbërritur një video nga protesta.
Qytetari është deklaruar në mënyrë anonime për Enigmën.
“Këta janë banorë të vendit tonë, që e dojnë vendin me zemër. Terstenë-Desivojcë-Lajqiq. Protesta ishte paralajmëruar para tri ditëve, nuk ju përgjigj askush përveç këtyre banorëve. S’ka media, s’ka komunë për këta banorë. Na tradhëtuan sot e 22 vite”, ka shkruar ky person.
Ura vazhdon të mbetet rrezik për këta banorë.
/Gazeta Enigma/