Raporti mbi sigurinë e Urës së Ibrit ka treguar se ura është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale. Kështu tha zëvendës ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
“Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”, shkroi Durmishi në një postim në Facebook.
Ai tha se raporti që kanë pranuar sot është preliminar dhe pas këtij do të presim edhe atë final, “për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”.
Kryeminsitri Albin Kurti më herët pati paralajmëruar se së shpejti ura e Ibrit do të hapet për qarkullim të automjetve, gjë që është kritikuar nga qytetarët serbë atje dhe vendet aleate të Kosovës. /Gazeta Enigma
LEXO EDHE: Hovenier – Qeverisë: Ju lutemi, mos e ndërmerrni këtë veprim tani – punoni me ne