Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që pas rritjes enorme të çmimeve të derivateve dhe atyre të produkteve bazike, ta largojë akcizën për 3 muaj si dhe largimin e TVSh për imputet bujqësorë, raporton Gazeta Enigma.
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se Qeveria Kurti po tregohet neglizhent karshi kësaj problematike.
“Qeveria Kurti ka një vit që qeverisë me një pushtet absolut dhe kemi ngecur në shumë drejtime. Kjo qeveri po është e vonshme në reagim dhe e arsyetueshme për mosveprim. Qeveria Kurti do ta fusë Kosovën në recesion ekonomik. Pa r anë thesarin e shtetit janë mbi 300 milionë euro”, ka thënë ai.
Tutje Ismaili ka theksuar se “barrën e secilës krizë po e paguan qytetari. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi paralajmëroi qeverinë për krizë energjetike dhe produkte ushqimore. Pushteti u tregua neglizhent dhe arrogant në diskutime”./Gazeta Enigma/