Useini vërshohet nga ofertat, dy klubet e mëdha kanë shprehur interesim për të

Useini vërshohet nga ofertat, dy klubet e mëdha kanë shprehur interesim për të

Muhamed Useini së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re, shkruan Gazeta Enigma.

Ditë më pare futbollisti tetovare ka bërë të ditur se është larguar nga SC Gjilani.

Gazeta Enigma mëson se 33-vjeçari është kontaktuar nga shumë skuadra të njohura shqiptare.

Ish-ekipet si Flamurtari i Vlorës dhe Renova ia kanë hapur dyert mesfushorit dhe kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Flamurtari aktualisht është në kategorinë e dytë të Shqipërisë, por që është duke punuar seriozisht që ngritët në superiore edicionin e ardhshëm.

Renova si gjithmonë ka shprehur interesim që ta ketë pjesë të klubit Useinin.

Kujtojmë që futbollisti luftarak edhe më pare ka mbrojtur ngjyrat e këtyre dy klubeve.

Gazeta Enigma do t’ju mbajë të informuar për çdo lëvizje të futbollistit.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles