Këtë të hënë ushtarët amerikanë kanë kryer patrullime rutinore në disa zona në veriun e vendit, raporton Gazeta “Enigma”.
Në njoftimin e misionit të NATO-s thuhet se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it.
“KFOR-i thekson si zakonisht se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje KFOR-i ka theksuar se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.
Po ashtu, në këtë postim ndau edhe fotografi të ushtarëve duke kryer patrullime në një zonë të mbuluar me borë. /Gazeta Enigma/