Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë ushtrime për operacione zbarkimi me helikopterë

Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë ushtrime për operacione zbarkimi me helikopterë

Ushtarët hungarezë të KFOR-it realizuan dje një ushtrim të rëndësishëm në kampin e Novosellës, në fshatin Maxhunaj.

Ushtrimet kishin si qëllim trajnimin e ushtarëve për operacione me helikopterë, ku u përfshinë manovra të tilla si hipja dhe zbarkimi i sigurt i helikopterëve në nivel nën-njësie, shkruan Gazeta Enigma.

Po ashtu, gjatë ushtrimeve u praktikua edhe shpëtimi i të plagosurve me helikopter, një aftësi kyçe për situata emergjente dhe operacione humanitare.

Ky ushtrim thekson rëndësinë e gatishmërisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar mes forcave të ndryshme të KFOR-it, duke përmirësuar aftësitë e koordinimit dhe përgjigjes në situata të krizës./GazetaEnigma/

Related Articles