Ushtarët nderojnë familjen Jashari në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Ushtarët nderojnë familjen Jashari në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Kuadratet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, u rreshtuan të dielën në nderim të 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Derisa ushtarët po pozicionoheshin, ceremonisë zyrtare iu bashkuan mysafirë të shumtë.

Asgjë nuk nisë, pa ardhur presidentja e shtetit, këtu si komandante supreme e ushtrisë, Vjosa Osmani.

Kjo bashkë me krerë të tjerë institucional, shkuan për nderime tek obelisku i lirisë.

E para e shtetit, tha se shteti mban vulën e komandantit, Adem Jashari dhe të tjerëve që ranë për liri.

Related Articles