Ushtria amerikane nis një valë sulmesh kundër Iranit pas rrëzimit të helikopterit “Apache”

Ushtria amerikane nis një valë sulmesh kundër Iranit pas rrëzimit të helikopterit “Apache”

Komanda Qendrore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara tha në një postim në rrjete sociale se ka nisur një valë të re sulmesh kundër Iranit të martën në mbrëmje.

Sipas këtij postimi, sulmet e urdhëruara nga presidenti Donald Trump filluan në orën 23:00 sipas zonës kohore të Kosovës dhe janë “kundërpërgjigje ndaj rrëzimit të një helikopteri Apache të ushtrisë amerikane dje”.

Komanda Qendrore këto sulme i cilësoi si “sulme vetëmbrojtëse”, raporton televizioni CNN.

Gjerësia dhe intensiteti i sulmeve amerikane nuk ishte menjëherë i qartë, edhe pse Komanda Qendrore i përshkroi si “kundërpërgjigje proporcionale ndaj agresionit të pajustifikuar iranian”.

Më herët të martën, presidenti Trump tha se ishte njoftuar nga ushtria amerikane se një helikopter i tipit “Apache” ishte rrëzuar nga Irani afër brigjeve të Omanit, jo larg Ngushticës së Hormuzit.

Related Articles