Është arrestuar një burrë në Deçan, i cili dyshohet se në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas të tij.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimë femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporton policia. / Gazeta Enigma.