Myrto Uzuni është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës së njohur evropiane, Granada, raporton Gazeta Enigma.
Uzuni u prezantuar te skuadra spanjolle vetëm një orë përpara rënies së gongut. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare firmosi deri në qershor të vitit 2025.
Karriera e tij në La Liga pritet të nisë kundër klubit gjigant Real Madrid. Madrilenët do të presin Granadën në 6 shkurt, ora 21:00.
Kujtojmë që Uzuni shkëlqeu me Ferencvaroshin ku shënoi 36 gola dhe dhuroi 14 asistime në 67 ndeshje. Ndërsa, klubi i ri Granada, renditet në vendin e 14-të në La Liga këtë sezon.
/GAZETA ENIGMA/