Gresa, vajza e Jakup Krasniqit, e ka komentuar sot paraqitjen e babait të saj në seancën e parë gjyqësore në kuadër Gjykatës Speciale të Hagës, ku akuzohet për krime lufte.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook , ka thënë se dëshiron që të akuzuarit në Hagë të dalin faqebardhë.
“Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravatën me shqiponja që me aq krenari i mban gjithmonë. Jetofsh gjatë, dashnia ime”.
“Dalshi faqebardhë, çlirimtarë e bashkë me ju faqebardhë daltë dhe lufta e lavdishme e UÇK-së!”, ka shkruar Gresa Krasniqit.