Vaki e futbollit kosovar: Malisheva ia zvogloi portën Trepçës 89′

Vaki e futbollit kosovar: Malisheva ia zvogloi portën Trepçës 89′

Anise ishte paraparë që ndeshja të fillonte nga ora 15:00, ajo është shtyrë për disa minuta mes Malishevës dhe Trepçës ’89.



Ekipi mitrovicas dyshoi se nikoqirët ia kanë zvogluar dimensionet e një porte, për çka u desh edhe të verifikohet nëse ishte e vërtetë apo vetëm një dyshim nga ana e tyre.
Gjyqtari kryesor Dardan Çaka i ndihmuar edhe nga disa zyrtar të kësaj ndeshje e bën testimin e portave duke i matur ato.

Pas dyshimeve kanë qenë zyrtarët e FFK-së dhe të klubeve që kanë shtrirë metrin për ta evituar defektin, gjë që ka ndodhur.

Në fund kjo u rregullua dhe ndeshja vijoi me disa minuta vonesë. Malisheva triumfoi në këtë duel me rezultatin 1-0, me golin e Bleart Tolaj.

Related Articles