Një tribunë e stadiumit me bari artificial në Korishë të Prizrenit është shembur gjatë ditëve të fundit.
U përurua në vitin 2019, por nuk pati ‘jetëgjatësi’ as pesë vite të plota.
Bëhet fjalë për stadiumin me bari artificial në Korishë të Prizrenit, i cili deri në sezonin e fundit është shfrytëzuar nga klubi A&N.
Gjatë ditëve të fundit në këtë stadium është shembur tribuna kryesore e tij dhe shihet fare mirë nga një fotografi e publikuar nga RTV Besa.
Deri të shembja e tribunës thuhet se ka ardhur shkaku i gërmimeve në pjesën e dheut pas tyre, por edhe punimeve të dobëta.
Ndryshe, në këtë sezon ku stadium nuk është duke u shfrytëzuar pasi klubi A&N është fuzionuar me KF Suharekën, e cila zhvillon ndeshjet në qytetin e tyre.
Reklama
Më poshtë keni disa fotografi se si dukej tribuna dhe stadiumi para shembjes.