Vaksina anti-COVID, personat me nevoja veçanta kërkojnë të jenë prioritet

Vaksina anti-COVID, personat me nevoja veçanta kërkojnë të jenë prioritet

Drejtori i “Handikos”, Afrim Maliqi, ka thënë se do të kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që një kategori e personave me nevoja te veçanta të jenë prioritet në vaksinimin kundër virusit COVID-19.



Maliqi tha se në këtë kategori do të kërkojnë që të jenë personat që kanë sëmundje kronike po ashtu edhe ata me Down Sindrome, që siç thotë ai këta janë më të predispozuar ndaj virusit.

“Qysh në vitin e kaluar ka filluar pandemia edhe unë kam thënë se më së miri gjatë karantinës i janë përshtatur personat me aftësi të kufizuara për shkak se kemi qenë dhe jemi të izoluar dhe iu kemi drejtuar institucioneve tona edhe tash me rastin e vaksinës që të kenë prioritet te personat me aftësi të kufizuara tek disa grupe që mund të jenë më të rrezikuar ndaj Covidit”. tha për një intervistë drejtori i Handikos-it.

“Ata persona që janë të prekur me sëmundje kronike, që kanë probleme me zemër, më frymëmarrje, me Down Sindrom këta janë gjithmonë më të predispozuar ndaj Covid. Por këta e bazoj në faktin që personat me aftësi të kufizuara janë gjithmonë afër dikujt dhe kjo e rrezikon jo vetëm personin me aftësi të kufizuar, por edhe rrethin dhe familjen. Andaj duhet që institucionet tona t’i marrin këto asi prioritet në mënyrë që të zvogëlojmë infeksionin te personat me aftësi të kufizuara”.

Ai ka theksuar se personat me nevoja të veçanta në Kosovë janë të diskriminuar, duke shtuat se vetëm 30% të të drejtave të tyre përmbushen.

“Nëse flasim për legjislacionin i cili ekziston në Kosovë dhe diskuadri ligjor mund të themi lirisht se personat me aftësi të kufizuara janë të diskriminuar. Kjo bazohet edhe në ligjin për mbrojtje nga diskriminimi, i cili thekson se personat me aftësi të kufizuara në rast se nuk mund ta marrin një shërbim atëherë konsiderohen të diskriminuar.” u shpreh Maliqi.

Related Articles