Polonia është duke përjetuar valën e pestë të COVID-19, ka thënë ministri i Shëndetësisë të hënën, duke paralajmëruar se shpërndarja e variantit Omicron mund të shtojë numrin e rasteve ditore në atë nivel që vendi ende nuk e ka parë.
Derisa numri i rasteve ditore ka rënë që nga fillimi i dhjetorit, anëtari më i madh lindor i Bashkimit Evropian ka pasur kohë që nga vala e katërt, duke raportuar rregullisht mbi 10.000 infeksione të reja në ditë mes shifrave të ulëta të marrjes së vaksinës dhe masave kufizuese në jetën publike.
“Ne parashikojmë që piku i infeksioneve do të jetë në mes të muajit shkurt, dhe piku është për 60.000 raste në ditë”, ka thënë Adam Niedzielski në një konferencë.
Numri më i lartë i rasteve ditore të raportuara që nga fillimi i pandemisë është 35.251 më 1 prill të vitit 2021.
Niedzielski tha se ai priste që shifrat e publikuara të martën të tregonin mbi 20,000 raste ditore.
Të premten, 13 nga 17 anëtarët e Këshillit Mjekësor të Polonisë që këshillonin kryeministrin për COVID-19 dhanë dorëheqjen, duke dënuar atë që ata thanë se ishte mungesa e ndikimit shkencor në politikë. /Gazeta “Enigma”/