Valbon Krasniqi pritet të shkarkohet sot nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së

Valbon Krasniqi pritet të shkarkohet sot nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së

Valbon Krasniqi sot mund ta ketë ditën e fundit si drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Gazeta Shneta ka marr vesh nga burime brenda SHSKUK-së se Bordi Drejtues i SHSKUK-së është duke shqyrtuar sot raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit.

Ky raport është cilësuar si i kualifikuar dhe i njëjti ka nxjerrë disa parregullësi në menaxhimin e buxhetit dhe kontratave në SHSKUK.

Këto gjetje mund ta çojnë sot Krasniqin drejt shkarkimit nga Bordi Drejtues. Krasniqi është emëruar në këtë pozitë në korrik të vitit 2020, pas shkarkimit të ish-drejtorit Basri Sejdiu.

E në vend të Krasniqit pritet të vijë një grua. Emri i saj ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht, por Gazeta ka mësuar se ajo është një gjinekologe e cila punon në QKUK.

Krasniqi ishte emëruar në këtë pozitë në korrik të vitit 2020, pas shkarkimit të ish-drejtorit Basri Sejdiu. Ky i fundit kishte ardh në pozitë pas dorëheqjes së Curr Gjocajt në vitin 2017.

Related Articles