Gjykata e Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit Vali Corleone.
Kjo gjykatë e ka lënë në fuqi aktvendimin e më hershëm të Gjykatës Themelore në Gjilan të datës 16 Prill, sipas të cilit i pandehuri duhet të qëndroj nën këtë masë deri më 13 maj.
Corleone po akuzohet se ka kryer dy vepra penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll, apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Gjykata e Apelit, ka vlersuar se ka bazë ligjore për caktimin e masës së lartëcekur ndaj tij, meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se ai e ka kryer veprat penale, për të cilën po dyshohet.