Vali Corleone mbetet në paraburgim

Vali Corleone mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit Vali Corleone.

Kjo gjykatë e ka lënë në fuqi aktvendimin e më hershëm të Gjykatës Themelore në Gjilan të datës 16 Prill, sipas të cilit i pandehuri duhet të qëndroj nën këtë masë deri më 13 maj.

Corleone po akuzohet se ka kryer dy vepra penale: “Mbajtja  në pronësi, kontroll, apo posedim të paautorizuar të armëve”  dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Gjykata e Apelit, ka vlersuar se ka bazë ligjore për caktimin e masës së lartëcekur ndaj tij, meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se ai e ka kryer veprat penale, për të cilën po dyshohet.

Related Articles