Trajneri i Antwerp Royal, Mark van Bommel, ka thënë se do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Dritës, në kuadër të lojës kthyese në raundin e dytë të Conference League.
Skuadra belge e nisi mirë në kampionat, duke e fituar ndeshjen e parë, mirëpo trajneri holandez thotë se ndaj Dritës, do të jetë komplet përballje tjetër.
“Ndeshja kthyese kundër Dritës do të jetë një lojë qind për qind e vështirë dhe e kuptoj se edhe atje është 30 gradë,” tha Van Bommel.
“Ne nuk jemi prapa, është vetëm 0-0. Unë jam gjithmonë nervoz para një ndeshjeje, por nuk do të jem”.