Liverpool ka mposhtur dje në Anfield Manchester Cityn me rezultat 1:0 në derbin e xhiros së 11-të të Premierligës angleze.
Që nga ardhja e Haaland në Manchester City, norvegjezi ka zhviluar lojëra të pabesueshme. Ai tashmë ka shënuar tre hat-trick, është golashënuesi më i mirë në Ligë dhe është i pandalshëm edhe në Champions League.
Por, Virgil van Dijk e ndali mbrëmë. Kjo është ndeshja e dytë e norvegjezis kundër Reds që nga ardhja e tij dhe ai nuk arriti të shënojë.
Haaland bëri debutimin e tij për Cityn kundër Liverpoolit në fillim të sezonit në Community Shield, ku Reds fituan 3:1.
Kështu Van Dijk arriti të ndalojë dje për herë të dytë Erling Haaland dhe ka zbuluar edhe “sekretin”.
“Të japësh jetën duke u mbrojtur, kjo është ajo që duhet të bëjnë mbrojtësit. Kështu duhet të bëjmë çdo ndeshje, nëse humbasim qoftë edhe një pikë të përqendrimit, do të ndëshkohemi”, tha Van Dijk.