Vance për situatën ShBA-Iran: Nuk e dimë kur do të përfundojë

Vance për situatën ShBA-Iran: Nuk e dimë kur do të përfundojë

Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, ka deklaruar se përshkallëzimi me Iranin nuk duhet të cilësohet si “luftë”, ndonëse nuk dihet se kur do të përfundojnë armiqësitë.

“Kur do të përfundojë kjo? Nuk e di. Duhet t’ua pyesni iranianëve”, tha Vance në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se “operacionet aktive luftarake” kanë përfunduar, por pranoi se ShBA-ja vazhdon operacionet pranë Ngushticës së Hormuzit.

Sipas Pentagonit, që nga fillimi i konfliktit janë vrarë 18 ushtarakë amerikanë, ndërsa rreth 790 janë plagosur.

Vance tha se aktualisht nuk ka negociata me Teheranin dhe se SHBA-ja nuk do të rikthehet në bisedime nëse Irani vazhdon sulmet ndaj anijeve tregtare në Hormuz.

Ai foli edhe për çmimet e karburanteve, duke thënë se nuk mund të premtojë se kur benzina do të rikthehet në 3 dollarë.

Related Articles