Sport Club “Gjilani” ka shënuar fitore të thellë ndaj Drenicës në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.
“Kuqebardhët” triumfuan me rezultatin 5-0 ndaj “kuqezinjve”, shkruan Gazeta Enigma.
Golat për gjilanasit i realizuan Keita Razak, Donjet Shkodra, Blerim Krasniqi, Gerhard Progni dhe Shkëlzen Lushtaku i Drenicës i cili shënoi në portën e gabuar.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka mundur të triumfonte edhe më thellë nëse sistemi VAR nuk do të ishte në gjumë. Në pjesën e dytë goli i Shend Kelmendit u anulua kinse për pozitë jashtë loje, por që në pamje po duket ndryshe.
Enigma mëson se në këtë ndeshje nuk ka funksionua sistemi VAR pasi që vijat për pozitën jashtë loje nuk kanë mund të përdoren.
Kujtojmë që në dhomën e VAR-it ka qenë gjyqtarër Mentor Ajeti dhe Besnik Morina.
Më poshtë mund ta shikoni golin e anuluar të Shend Kelmedit: /GAZETA ENIGMA/