Varhely kërkon që bisedimet mes Kosovës e Serbisë të rifillojnë sa më shpejt

Varhely kërkon që bisedimet mes Kosovës e Serbisë të rifillojnë sa më shpejt

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë pranë Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë vizitës në Shqipëri, ka thënë se shpreson që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të rifilloj sa më shpejt.

“Ne po punojmë për një plan të investimeve ekonomike për Kosovën, shpresoj që puna për dialogun për mes Kosovës dhe Serbisë do të rifilloj dhe që do të ketë ecuri. Sepse vetëm nëpërmjet dialogut do të kemi zgjedhje afatgjatë”, tha Varhelyi.

Ai ka theksuar se vetëm nëpërmjet këtij dialogu që është i promovuar nga BE-ja do të gjendet një zgjidhje afatgjatë.

Por sipas tij, “për këtë na duhet që të gjithë jemi në tryezë me një frymë konstruktive dhe puna të sjell rezultate që të flasim pastaj për rrugëtimin e Kosovës në BE”.

“Kosova më në fund të mbyllë historinë e saj dhe të investojë tek e ardhmja, prandaj edhe për Kosovën ne kemi vendosur një paketë shumë të madhe ekonomike dhe sociale”, ka shtuar Varhelyi.

Related Articles