Varhelyi takohet me Bislimin, flasin për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Varhelyi takohet me Bislimin, flasin për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Gjatë ditës në Bruksel do të mbahet raundi tjetër i bisedimeve Kosovë-Serbi.

Me këtë rast, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Varhelyi bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

“E nisa ditën me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi. Kemi diskutuar agjendën e reformës së BE-së dhe detyrat përpara nesh dhe se si Komisioni do të jetë në gjendje të ndihmojë në zbatimin e rezultateve kur dialogu Beograd-Prishtinë të jetë i suksesshëm”. tha Varhelyi.

Related Articles