Varianti i ri i COVID-19 – SHBA drejt masave të rrepta kufizuese për të gjitha udhëtimet

Varianti i ri i COVID-19 – SHBA drejt masave të rrepta kufizuese për të gjitha udhëtimet

Përhapja e variantit të ri të Covid, Omicron në të gjithë botën ka bërë që shumë vende të përgatiten për vendosjen e kufizimeve të udhëtimeve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë vendi i radhës që pritet të vendosin kufizime për udhëtimet , për të parandaluar përhapjen e Omicron.

Mediat vendase bëjnë me dije se administrata amerikane po përgatitet t’u kërkojë të gjithë udhëtarëve që vijnë, përfshirë amerikanët, të kryejnë testin e koronavirusit një ditë para fluturimit, pavarësisht nga vaksinimi.

Ndër hipotezat që po studiohen është edhe një vetëkarantinë shtatëditore për të gjithë ata që hyjnë në vend, përfshirë edhe qytetarët amerikanë. / Gazeta Enigma.

Related Articles