Deputetja e Kosovës, Vasfije Krasniqi Goodman, e cila është e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, në Ditën e e të mbijetuarve të dhunës seksuale ka ritheksuar zotimin e saj për të marrë drejtësinë.
Në të njëjtën ditë në vitin 1999 është dhunuar një nga viktimat, tani deputete e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi, e cila u rrëfye për herë të parë publikisht për krimin ndaj saj.
Po ashtu, në muajin prill gjatë luftës janë shënuar më së shumti viktima të kategorisë së tillë, raporton Gazeta Enigma.
Vasfije Krasniqi-Goodman thotë se 14 prilli ka përcaktuar fatin e saj dhe një gjë është e sigurt që Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer.
“Bota ka për të dëgjuar atë që ka ndodhur me djemtë e vajzat, me burrat dhe gratë gjatë viteve 1998-99, dhe një gjë është e sigurt se Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer! Është 14 prilli që ka përcaktuar fatin tim, e unë kurrë nuk do të harroi zotimin tim për drejtësi” ka shkruaj Krasniqi-Goodman./Gazeta Enigma/