Vasfije Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e deputetes

Vasfije Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e deputetes

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga ky post, shkak i një trajtimi mjekësor.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se për këtë dorëheqje ka njoftuar edhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjuca, shkruan teve1.info

“Duke qenë se jam në një trajtim mjekësor, dhe si rezultat në këtë fazë të trajtimit më duhet që për çdo muaj të kem vizita të rregullta, dhe përderisa i njëjti mund të zgjas, mua më vështirësohet, përkatësisht pamundësohet tani dhe ndoshta edhe në të ardhmen realizimi i obligimeve të mija si deputete. Kështu edhe përkundër dëshirës sime që unë të vazhdoj me përfaqësimin e juaj në Kuvend, më duhet të ju njoftoj se unë kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e deputetes. Rrjedhimisht për këtë dorëheqje sapo kam njoftuar edhe Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konnjufca, si dhe kryesinë e Kuvendit”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka potencuar se do ta vazhdoj angazhimin publik për Kosovën në SHBA.

Related Articles