Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte do të përballet me Belgjikën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023.
Ndeshjen e parë Kosova kishte pësuar humbje me rezultat të thellë 7-0.
Në këtë ndeshje Kosova do të drejtohet nga përzgjedhësja suedeze, Karin Anneli Andersen e cila ka thënë se i pret ndeshje e vështirë ndaj Belgjikes.
Andersen beson se Kosova do të bëjë paraqitje të mirë ndaj belgeve.
Andersen tha se është munduar t’i përfshijë sa më shumë lojtaret dhe t’i gjejë pozicionet e tyre në mënyrë që futbollistet të ndihen më mirë në fushë dhe të japin maksimumin e tyre.
Ajo ndër të tjera tha se ka ardhur të punoj dhe bashkërisht t’i arrijmë objektivat tona.
“Unë e kam parë se ka futbolliste shumë të talentuara por që edhe duhet të punojmë më shumë si në aspektin individual edhe në atë grupor”, ka thënë trajnerja suedeze.
Vashat e Kosovës pozicionohen në vendin e pestë me 4 pikë dhe vijnë pas një humbje me rezultat 5-1 ndaj Norvegjisë.
Ndërsa, Belgjika vjen pas një fitoreje me rezultat 0-5 ndaj Shqipërisë.
Kosova aktualisht pozicionohet në vendin e pestë me 4 pikë, kurse Belgjika në vendin e dytë me 19 pikë./GAZETA ENIGMA/