Vatrat e zjarreve në Shqipëri, arrijnë dy avionë rumunë për t’iu dalë në ndihmë forcave shqiptare

Vatrat e zjarreve në Shqipëri, arrijnë dy avionë rumunë për t’iu dalë në ndihmë forcave shqiptare

Dy avion të Forvace të Armatosura të Rumanisë kanë mbërritur sot në Shqipëri.

Kjo në përpjekje për të ndihmuar forcat shqiptare në izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, në disa zona problematike të vendit.

Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Mbrotjes, sipas të cilës, dy avionët vijnë në Shqipëri, si mbështetje e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.

Dy avionët ushtarakë janë njëri model C-27J (Spartan), që do të angazhohet në operacionet e fikjes së zjarreve si dhe tjetri C-130 (Hercules), i cili ofron mbështetje logjistike për C-27J, ndërsa kapaciteti është 6 ton ujë për çdo fluturim, njofton A2Cnn, transmeton Gazeta Enigma.

Ekuipazhet rumune do të dislokohen për gati 10 ditë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku do të koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për t’u angazhuar që sot, në vatrat e zjarrit, ku situata është më kritike. /Gazeta Enigma

Related Articles