Vavalis thotë se ka ende ndeshje deri në fund

Vavalis thotë se ka ende ndeshje deri në fund

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis, nuk është shprehur shumë i shqetësuar për humbjen që ekipi e tij e pësoi 1:0 në udhëtim te Ballkani në derbin e xhiros së 12-të.

Vavalis ka thënë se ishte i kënaqur me paraqitjen e Dritës, duke shtuar se ekipi i tij dominoi ndeshjen, por nuk shfrytëzoi rastet e krijuara. Shtoi se Ballkani po ashtu pati paraqitje të mirë dhe e përgëzoi për fitoren.

“Ka ende ndeshje deri në fund të edicionit dhe ende asgjë nuk është përcaktuar. Jemi shtatë pikë prapa, por e kemi edhe një ndeshje tjetër me Ballkanin, atë të xhiros së tretë. Ballkani fitoi dhe e përgëzoi për fitoren. Kjo është vetëm një humbje për ne dhe më e rëndësishmja është që ti kthehemi serisë pozitive që e kemi pasur deri para këtij takimi”, u shpreh Vavalis. “Jam i kënaqur me ekipin dhe lojën e treguar, pasi dominuam në përgjithësi por nuk shfrytëzuam rastet e krijuara”.

Me këtë humbje, Drita në vendin e dytë është shtatë pikë prapa Ballkanit.

Related Articles