Vazhdojnë kërkimet për 70-vjeçarin Ismet Millaku

Vazhdojnë kërkimet për 70-vjeçarin Ismet Millaku

Ende po vazhdojnë kërkimet për 70-vjeçarin, Ismet Millaku, i cili u raportua i zhdukur nga 2 shtatori, raporton Gazeta “Enigma”.

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit ka njoftuar se kërkimet po vijojnë në fshatin Ujmirë, në bashëpunim të ngushtë me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet përkatëse.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se edhe sot po vazhdon operacioni kërkim-shpëtimi për gjetjen e shtetasit Ismet Millaku, 70 vjeç, nga fshati Ujmirë, i zhdukur që nga data 02.09.2025. Operacioni po zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe bazen uji
Mund të jetë një imazh i 2 persona

Related Articles