Vazhdojnë ndëprerjet e rrymës në qendrat e votimit, Radoniqi jep detaje

Vazhdojnë ndëprerjet e rrymës në qendrat e votimit, Radoniqi jep detaje

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se në dhomën operative të KQZ-së janë raportuar disa probleme të tjera me energjinë elektrike, në tri qendrat e votimit në Skenderaj, Malishevë, Novobërdëd dhe Obiliq.

“Kthimi I energjisë është bërë shumë shpejtë. Për cdo problem, KEDS po vepron shpejt. Ndërprerjet nuk janë të gjata. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me KEDS për cdo nëprerje të energjisë”, tha Radoniqi.

“Po shpresojmë që të mos ketë ndëprerje kur të bie terri. Jo domosdo e cenon integritetin e zgjedhjeve”.

Ai tha se procesi i votimit nuk do të ndëpritet.

“Do sigurohemi që të mos i lëmë në terr me numëru votat”.

Related Articles