Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 24 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga 13.084 testime, 1.029 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Po ashtu për 24 orë janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës.
Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 22.223.