Vazhdon furnizimi me ngrohje njofton “Termokos”

Vazhdon furnizimi me ngrohje njofton “Termokos”

Pas uljes së konsiderueshme të temperaturave këto ditë ngrohtorja publike “Termokos” ka njoftuar se do të vazhdoj furnizimin me ngrohje të qytetit të Prishtinës.

Në komunikatën për media nga “Termokosi”, qytetarët u njoftuan se furnizimi me ngrohje do të vazhdoj për sa të ketë nevoje.

Sezoni i ngrohjes 2020/2021 është dashur të përfundonte të enjten, por kjo ka vazhduar kësaj radhe.

“Ndonëse, sezoni ngrohës 2020/2021 ligjërisht do të duhej të përfundojë nesër, duke u bazuar në konditat aktuale klimatike, parashikimet e meteorologëve për ditët në vazhdim, si dhe bazuar në ligjet në fuqi e Rregulloren e ZRRE-së për furnizim me energji, furnizimi me ngrohje do të vazhdojë edhe për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, përkatësisht derisa të përmbushen kushtet klimatike për përmbyllur këtë sezon ngrohës. Furnizimi me ngrohje gjatë këtyre ditëve do t’iu përshtatet kushteve klimatike”, thuhet mes tjerash në këtë komunikatë.

Related Articles