Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt – nesër dëshmon vëllai i saj

Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt – nesër dëshmon vëllai i saj

Juristja e Mediave, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se nesër, e diel, më 14 korrik në ora 09:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të vazhdojë procesi gjyqësor në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Sipas saj, pritet që nesër të japë dëshminë e tij edhe vëllai i viktimës, Leonardi Ademaj.

“Shpresoj që mediat do të na bashkohen në ndjekjen e seancës”, ka shkruar Kusari në një njoftim.

Related Articles